franca perfshihet nga i nxehti ekstrem dy femije gjenden te pajete ne makine 6a398d2a9fb98

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

June 22, 2026
1 minut lexim

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin Carpentras, në një kohë kur vendi po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të viteve të fundit.



Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur në një parking banimi, ndërsa temperaturat në zonë kanë arritur deri në 39°C. Prokuroria ka bërë të ditur se shkaqet e vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por nxehtësia ekstreme po konsiderohet si një nga pistat kryesore të hetimit, shkruan A2CNN.

Ngjarja ndodh në një moment kur Franca ka shpallur për herë të parë nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin në gjysmën e territorit të saj, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 43°C në disa rajone.

Vala e të nxehtit ka sjellë edhe pasoja të tjera në vend, përfshirë mbylljen e mbi 1,300 shkollave dhe ndryshimin e orareve mësimore në mijëra të tjera, si masë sigurie për nxënësit.

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të zgjasin deri në fund të javës.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

siljanovska davkova pa financa nuk ka gjyqesor te pavarur dhe efikas 6a397b2f0ec7b
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Pa financa, nuk ka gjyqësor të pavarur dhe efikas

vv e para ne diaspore hebibi zbulon pse humben partite tjera 6a3991b468287
Lajmi i radhës

VV e para në diasporë, Hebibi ‘zbulon’ pse humbën partitë tjera

Të fundit nga

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen
ShkoLartë