Franca ngre alarmin, mbi 100 komuna në frikë për thatësirë

1 minut lexim

Qeveria franceze ka ngritur alarmin, duke ngritur një ekip për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm.

“Kamionët po çojnë ujë në ato zona, pasi “nuk ka mbetur asgjë në tubacione”, tha Ministri për Tranzicionin Ekologjik Christophe Béchu, raporton BBC.

Zyra e kryeministrit tha se ishte thatësira më e keqe e regjistruar në Francë. Përdorimi i ujit po kufizohet në 93 rajone.

Kushtet e thata pritet të vazhdojnë për të paktën dy javët e ardhshme.

Kompanisë shtetërore të energjisë EDF i është dashur të zvogëlojë prodhimin në disa termocentrale bërthamore, pasi temperaturat e lumenjve janë shumë të larta për të siguruar ftohje të mjaftueshme, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ekziston frika se thatësira – duke goditur pothuajse të gjithë Francën kontinentale – do të ulë rendimentet e të korrave, duke përkeqësuar krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konkurrencë e frikshme në Barcelonë

Story i radhës

Pique dhe Shakira bëjnë paqe, por vetëm deri në fund të muajit gusht

Të fundit nga