Franca në stilin e kampionit – fiton me përmbysje dhe katër gola të shënuar ndaj Australisë

November 22, 2022
1 minut lexim

Franca ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së parë në grupin D për Kupën e Botës.

Marketing

Kampionët aktual të botës, nuk e nisën ndeshjen mirë, pasi që pësuan që në start.

Zhvillohej minuta e nëntë, kur Craig Goodwin gjeti një hapësirë në mbrojtjen franceze duke pasuar te Mathew Leckie, i cili shënoi për 1-0 në portën e Hugo Loris.

Por nuk shkoi shumë dhe shifrat u barazuan në minutën e 27-të, kur Theo Hernandez harkoi bukur në zonë për të gjetur Adrien Rabiot që shënoi për 1-1.

Në minutën e 32-të, Franca mori epërsinë, ku Rabiot fitoi një top afër zonës dhe me u futur brenda asistoi te Olivier Giroud i cili me portën e zbrazët shënoi për 2-1.

 

Në kohën shtesë të dy skuadra kishin raste të shkëlqyera, kur fillimisht Kylian Mbappe huqi me portë të zbrazët për Francën, ndërsa pas një minute Jackson Irvine i Australisë goditi shtyllën.

Mbappe sërish humbi rast të mirë në minutën e 61-të, ndërsa pas tij Antoine Griezmann ishte pa fat pasi gjuajtja e tij u largua nga vija e portës.

Por në minutën e 68-të, Osumane Dembele harkoi bukur në zonë, ndërsa topi u godit me kokë nga Mbappe që shënoi për 3-1.

 

Në fundin e ndeshjes, Ibrahima Konate dhe Theo Hernandez kishin raste për të shënuar, por portieri australian Mathew Ryan ishte në vend.

Franca merr tri pikët e para dhe kreun e grupit, ndërsa me nga një pikë janë Danimarka dhe Tunizia. Pa pikë mbetet Australia.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

Story i radhës

“Sa më shumë sanksione vendosin, aq më në rrezik janë”/ Motra e diktatorit Kim Jong-un kërcënon SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë