Franca në çerekfinale, vendos një autogol i Belgjikës

1 minut lexim

Franca është çerekfinalistja e radhës në Euro 2024.

Në ndeshjen më të fortë të një të tetës së finales, Franca të hënën pasdite e mposhti 1:0 Belgjikën. Ndeshja me ritëm të lartë, e zhvilluar në Duesseldorf, u vendos nga një autogol.

Në minutën e 85-të francezët realizuan një aksion të gjatë. N’Golo Kante pasoi bukur në zonë për rezervistin Randal Kolo Muani. Ai gjuajti, ndërsa topin rrugës për në portë e devijoi mbrojtësi i qendrës, Jan Vertonghen.

Në pjesën e dytë u luajt futbolli thuajse më i mirë në pjesën e deritashme të Evropianit në Gjermani.

Raste kishte në të dy anët, madje shumë të mira. Pak para golit të Francës, Kevin De Bruyne i Belgjikës gjuajti bukur, por portieri i Francës, Mike Maignan bëri pritje vendimtare.

Franca llogaritet prej favoriteve për ta fituar Evropianin, por në fazën grupore nuk ka bindur me paraqitje. Edhe Belgjika është llogaritur në mesin e pretendenteve, por ka dëshpëruar me paraqitje.

Story i mëparshëm

Protesta kundër bazës së asfaltit në Vizbeg, biznesmenët ankohen se është kancerogjene

Story i radhës

Dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë, përfundojnë në pranga 2 të rinj

Të fundit nga