Franca do të paguajë nga 100 euro për njerëzit me të ardhura të ulëta që përdorin makinat e tyre për të shkuar në punë dhe po luftojnë me çmimet e larta.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja Elisabeth Borne, duke shtuar se skema do të nënkuptonte kursime mesatare prej 10 cent për litër.
“Rregullat do të jenë të thjeshta. Thjesht shkoni në faqen e internetit të Thesarit, vendosni detajet e targave tuaja dhe deklaroni se keni nevojë për makinën tuaj për punë dhe do të merrni 100 euro në llogarinë tuaj bankare”, citohet të ketë thënë Borne.
Politika e re do të rezultojë në ndihmë financiare të njëhershme për benzinën dhe naftën për “rreth gjysmën e të gjitha familjeve” në vitin 2023, shtoi ajo.