Franca ndalon përdorimin e termave Anglezë të gaming

May 31, 2022
1 minut lexim

Zhargoni Anglez ka pushtuar çdo cep të Francës duke nxitur reagime në mesin e puristëve të gjuhës dhe forcimin e lëvizjes “Made in France.”

Pavarësisht përdorimit të gjerë në biznese, qeveria Franceze ka vendosur të ndalojë përdorimin e disa termave gaming si “streamer” dhe “cloud gaming,” sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Tani e tutje këto dy terma do të zëvendësohen me joueur-animateur en direct  dhe jeu video en nuage.

Ndryshimet u bënë në konsultim me Ministrinë e Kulturës e cila në të kaluarën e ka konsideruar industrinë gaming si një histori suksesi në Francë.

Por institucioni sot është i shqetësuar se përdorimi i termave anglezë mund të bëhet pengesë për tu kuptuar nga Francezët që nuk janë të pasionuar pas video lojërave.

Ndryshimet u bënë publike në fletoren zyrtare që do të thotë se të gjithë punonjësit shtetëror duhet ti përmbahen. Megjithatë është e vështirë të imponohet tek masat përfshirë uebsajtet dhe gazetat. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

Story i radhës

Ministria e Ambientit: Po e monitorojmë cilësinë e ajrit në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë