Franca mobilizon 10 mijë policë para gjysmëfinales ndaj Marokut

December 14, 2022
1 minut lexim

Për shkak të frikës nga trazira të mundshme në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës ku do të ballafaqohen Franca dhe Maroku, vendi planifikon të mobilizojë 10 mijë policë, 5 mijë prej të cilëve vetëm në Paris dhe zonat përreth, raporton Anadolu Agency (AA).

“Policia në Paris do të vendoset kryesisht rreth Champs-Elysees”, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin në adresimin e tij para Parlamentit.

Rruga e famshme e Parisit ditë më parë ishte përfshirë nga incidente të dhunshme, më saktësisht më 10 dhjetor pas fitoreve në ndeshjet çerekfinale të Marokut dhe Francës.

Megjithatë, Champs-Elysees nuk do të mbyllet të mërkurën.

Në vend të kësaj, shumica e portave hyrëse në unazën e Parisit do të mbyllen nga ora 18:30 në mbrëmje, sikur edhe disa stacione metroje dhe hekurudhore RER.

Kërcënim shtesë paraqesin huliganët radikalë të djathtë, siç raportohet nga radiostacioni “Europe 1”. Në rrjetet sociale, grupet radikale thuhet se janë shprehur në favor të një “konfrontimi civil midis dy kombeve”.

Për shembull, në qytetin e Strasburgut, siç informon “Europe 1”, disa dhjetëra anëtarë të “Strasbourg Offenders”, një grup huliganësh i përbërë nga neonazistë, identitarë dhe ultra-nacionalistë, thuhet se kanë planifikuar të dalin në rrugët e qendrës së qytetit pas ndeshjes për të “patrulluar” dhe “rivendosur rendin”.

Ndeshja në disa qarqe po shihet si një përballje midis Francës kolonialiste dhe ish-kolonisë së saj në Afrikën e Veriut.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shcolz: Anëtarësimi i Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë

Story i radhës

Historia e re e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë