Franca mirëpret vendimin e Türkiye-s për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Franca ka mirëpritur deklaratën e Türkiye-s dhe Hungarisë për qëllimin e tyre për të miratuar protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Francës thuhet se është mirëpritur që Türkiye dhe më pas Hungaria kanë deklaruar qëllimin e tyre se do të kryejnë procesin e miratimit të protokollit lidhur me anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Në deklaratë theksohet se Franca ka mbështetur që në momentin e parë kërkesat e përbashkëta dhe urgjente të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

“Suedia dhe Finlanda kanë aftësi të rëndësishme dhe të ndërveprueshme ushtarake me NATO-n. Për këtë arsye anëtarësimet e tyre do të sigurojnë kontribut në masë përcaktuese për sigurinë e rajonit euroatlantik dhe të aleatëve”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se lufta është kthyer në territoret e Evropës, në një kontekst ku forcimi i NATO-s është në interes të të gjithë anëtarëve të saj.

Në deklaratë paraqitet edhe pritshmëria e Francës lidhur me miratimin e protokollit nga Türkiye dhe Hungaria për anëtarësimin e Suedisë në mënyrë që këto dy aleatë të reja të pranoheshin në NATO në Samitin e Vilniusit, që do të mbahet në korrik 2023 në Lituani.





Story i mëparshëm

Kurti dhe Vuçiqi përfundojnë takimin në Ohër

Story i radhës

Inspektorët e tregut shtojnë kontrollet, gjoba për kompanitë që nuk i ulën çmimet

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez