Franca me mungesë të farmacistëve, kërkon urgjentisht 15 mijë

November 27, 2022
1 minut lexim

Paris, 27 Nëntor – Franca po përballet me mungesën e farmacistëve dhe po kërkon urgjentisht të rekrutojë 15.000, tha të dielën kreu i federatës së farmacive të vendit.

 

Dy të tretat e farmacive në Francë përballen me mungesë stafi, tha Philippe Bresset, president i Federatës së Sindikatave Farmaceutike të Francës (FSPF), për radion France Inter.

Ai vuri në dukje se boshllëku nuk mund të plotësohet për shkak të mungesës së zëvendësimeve të reja për farmacistët në pension.

Ndërkohë në fakultetet e farmacisë në të gjithë vendin ka edhe mungesë prej 1100 studentësh, raportojnë mediat vendase.

Gjithashtu, spitalet po përjetojnë mungesë mjekësh dhe infermierësh për shkak të shpërthimit të COVID-19, ndërkohë që edhe farmacitë po përballen me vështirësi në furnizimin me ilaçe.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike”, kryebashkiaku i Kievit i përgjigjet Zelensky-t

Story i radhës

“E du Tetovën”, kënga më e re nga Gold AG

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë