Franca lë gripin prapa, Deschamps ka në dispozicion të gjithë futbollistët

December 17, 2022
1 minut lexim

Didier Deschamps pritet që të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët për finalen e madhe në Kupën e Botës “Katar 2022”, që do të zhvillohet nesër.

Franca në finale do të takohet me Argjentinën.

“Gjelat” mbajtën stërvitjen e fundit para finales të së dielës dhe lajmi i mirë është se skuadra ishte e plotë. Varane, Konate, Theo Hernandez dhe Coman, të katërt që kishin probleme shëndetësore, u shëruan, iu bashkuan grupit dhe ata janë gati për të luajtur.

Se nga çfarë gripi u goditën francezët nuk është konstatuar ende, por kishte lojtarë që humbën ndeshjet e mëparshme shkaku i tij.

Sidoqoftë, tani sipas mediave franceze, të 24 futbollistët e ftuar nga Deschamps do të jenë gati.

Finalja e madhe do të zhvillohet nga ora 16:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe

Story i radhës

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, fugoni përplaset me makinën, policia në vendngjarje

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë