Kombëtarja e basketbollit e Francës u kualifikua në çerekfinalen e Eurobasketit!
Francezët shënuan fitore me rezultat të ngushtë pas kohës shtesë (87:86, 18:11, 25:24, 6:22, 28:20 – 10:9)
Francezët e hapën më mirë lojën dhe në çerekun e parë kishin një avantazh dyshifrore, 18:8, dhe avantazhi u rrit në plus 16, 31:15, por turqit nuk u dorëzuan. Gradualisht ngushtuan diferencë, 43:35.
Mrekullia pothuajse ndodhi, barazohet rezultati në 66:66.
Një minutë para përfundimit të takimit, Fournier shënoi për të kaluar francezët në epërsi (73:72) dhe më pas ai bëri një faull, tri gjuajtje të lira për rivalin.
Korkmaz i kreu me sukses të tre gjuajtjet dhe i dha turqve epërsinë 75:73, pas së cilës thellohet epërsia në 77:73, pas pak barazohet në 77:77.
Në pesë minutat shtesë të lojës francezët ishin rivali më dominues, ata avancuan me 82:87 dhe fituan sfidën me 86:87.
Rudy Gobert i udhëhoqi francezët drejt fitores me 20 pikë, 17 kërcime dhe dy asistime, ndërsa Evan Fournier dhe Thomas Heurtel shënuan secili nga 13.
Për Turqinë më i miri ishte Bugrahan Tuncer me 22 pikë, katër asistime dhe tre kërcime, ndërsa Furkan Korkmaz shtoi 18 pikë me dy asistime. Sertac Sanli e përfundoi ndeshjen me 12 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Cedi Osman shënoi dyshifror me 11 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.