Franca do t’u kërkojë test të koronavirusit udhëtarëve që vijnë nga Kina

1 minut lexim

Qeveria franceze u kërkoi udhëtarëve nga Kina që të posedonin një test negativ për COVID-19 të kryer në më pak se 48 orë, ndërsa teste të rastësishme do të kryhen tek udhëtarët në mbërritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina njoftoi kohët e fundit se do të fillonte të lehtësonte masat pandemike, ekonomia e fundit më e madhe që zgjodhi “të jetuarit me COVID” pas tre vjetësh bllokimesh, kufijsh të mbyllur dhe karantinë të detyrueshme.

Që nga vendimi, një numër i madh njerëzish në Kinë janë infektuar çdo ditë.

Sipas raporteve të mediave lokale, vendimi francez erdhi pas njoftimeve të reja nga vende si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Italia dhe Spanja se do të zbatojnë kërkesa të reja për personat që vijnë nga Kina, duke përfshirë rezultatet negative të testit COVID-19.

Është raportuar gjithashtu se qeveria franceze u sugjeron njerëzve që të shtyjnë çdo udhëtim jo thelbësor në Kinë.





Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm grek mesazh Turqisë: Nuk tolerojmë askënd të vërë në dyshim sovranitetin tonë

Story i radhës

Merr fund pritja: Cristiano Ronaldo zyrtarizohet te Al-Nassr

Të fundit nga