franca dhe gjermania paralajmerojne rusine kunder pushtimit te ukraines 61f0e9dfe747b

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Rusinë kundër pushtimit të Ukrainës

January 26, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim shumë të lartë” nëse e sulmon Ukrainën, duke insistuar se Parisi është i bashkuar me Berlinin në qëndrimin se ka nevojë për shtensionim të situatës.

“Vetëm një njeri me k..e çeliku mund të guxojë ti kërcënojë” Klevis Balliu kujton se kujt tjetër iu vu tritol

Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin dialogun me Rusinë “por, nëse ndodh ndonjë sulm, do të ketë kundërpërgjigje dhe çmimi që do ta paguajë Rusia do të jetë shumë i lartë”, tha Macron më 25 janar në Berlin, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë ndërmarrë një sërë hapash për t’iu kundërvënë grumbullimit masiv të forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 forca ruse janë përgjatë kufirit ukrainas dhe Perëndimi ka shprehur shqetësim se Moska mund të jetë duke u përgatitur për ta pushtuar Ukrainën.

Kancelari Scholz tha se “është e nevojshme që të bëhet gjithçka që të sigurohet se situata të rrjedhë ndryshe nga ajo që kemi frikë sot”.

MC Kresha së shpejti baba për herë të dytë, jep lajmin nga Kanadaja: Jemi në pritje të një djali

“Prandaj ne presim hapa të qartë nga Rusia që do të kontribuojnë në uljen e tensioneve, dhe ne jemi pajtuar se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja serioze”, shtoi ai.

Macron tha se më 28 janar do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo bisedë, siç tha ai, do të jetë pjesë e dialogut me Rusinë dhe ofron mundësi të “qartësimit” të strategjisë së Moskës mbi Ukrainën./REL/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bed0b4d0b1d0b5d0bbd0b5d0b6d183d0b2d0b0d19ad0b5 d0bdd0b0 d0bcd0b5d193d183d0bdd0b0d180d0bed0b4d0bdd0b8d0bed182 d0b4d0b5d0bd d0bdd0b0 61f0e8ca7da7e
Story i mëparshëm

Одбележување на Меѓународниот ден на сеќавање на Холокаустот

der standard ne berlin varroset shkembimi i territoreve status i vecante per veriun e kosoves 61f0ea5458ac1
Story i radhës

“Der Standard”: Në Berlin ‘varroset’ shkëmbimi i territoreve, status i veçantë për Veriun e Kosovës

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë