Franca dënon sulmet kundër KFOR-it në Kosovë

May 30, 2023
min lexim

ANKARA (AA) – Franca dënon në mënyrën më të ashpër sulmet ndaj Misionit Paqeruajtës (KFOR) në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se Parisi dënon dhunën në veri të Kosovës dhe u bën thirrje palëve, kryesisht Qeverisë së Kosovës që të marrin masat e nevojshme.

“Franca solidarizohet me ushtarët e KFOR-it, disa prej të cilëve u plagosën dhe të cilët kryejnë detyrën për të ulur tensionet mes protestuesve serbë dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë ku më tej vihet theksi se Parisi i dënon ashpër këto sulme.

“Është e domosdoshme që Prishtina dhe Beogradi të marrin përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e negociatave me një qasje dakorduese për të garantuar paqen dhe sigurinë për kosovarët dhe serbët”, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se rrezikimi i paqes rajonale në nivel ndërkombëtar nuk mund të tolerohet dhe se ky është një problem sigurie për Evropën.

Mbajtja e protestave

Në veri të Kosovë ku ditët e fundit janë rritur tensionet, serbët zhvillojnë protesta duke u mbledhur para ndërtesave të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq duke tentuar të hyjnë në ndërtesat e komunave dhe duke penguar fillimin e detyrës për kryetarët e rinj shqiptarë të komunave.

Serbët kërkojnë tërheqjen e Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave dhe mosfillimin e detyrës së kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë të komunave, ndërkohë që tentojnë të hyjnë në ndërtesat e komunave duke kapërcyer kordonin policor.

Policia e Kosovës dhe Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë kanë rrethuar me tela ndërtesat e komunave dhe shtuan numrin e personelit në rajon.

Tensionet në veri të Kosovë

Mes forcave të sigurisë dhe serbëve në veri të Kosovës, edhe më 26 maj u shënuan përleshje pasi policia “asistoi” kryetarët e komunave veriore Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok në të cilat jetojnë kryesisht serbët.

Ndërkohë u bë e ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i dha urdhër ushtrisë për “gatishmëri” dhe se pjesëtarët e ushtrisë serbe janë nisur drejt kufirit të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në rajon u fituan nga kandidatët e partive politike shqiptare, ndërsa u bojkotuan nga serbët e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se nga 45.095 votues të regjistruar në komunat veriore, votuan vetëm 1.567 qytetarë (3.47 për qind) e tyre.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

PSG kërkon Odegaardin nga Arsenali

Story i radhës

Nvidia ndërton një superkompjuter AI për Izraelin

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë