Franca brenda dy muajve do t’i dërgojë Ukrainës tanke të lehta luftarake të llojit AMX 10-RC, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria franceze e Mbrojtjes thuhet se ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov kanë zhvilluar dje një bisedë telefonike.
Në deklaratë njoftohet se Lecornu në bisedë ka përsëritur mbështetjen e palëkundshme për Ukrainën “kundër agresionit të Rusisë” dhe ka dënuar bombardimet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.
Gjithashtu vihet në dukje se dy ministrat në bisedë kanë diskutuar ndihmën ushtarake të Francës për Ukrainën dhe se Franca ka vendosur që t’i dërgojë Ukrainës brenda dy muajve tanket e saj të lehta luftarake të llojit AMX 10-RC.
Ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Ukrainës vendosën të organizojnë me shpejtësi trajnimet e ushtarëve ukrainas për përdorimin e këtyre tankeve.