Fqinji i vdiq tre muaj pas shpërthimit të tritolit pranë banesës së saj, reagon sërish Giovana Nikolli: As unë nuk do të isha gjallë sot nëse…

min lexim

Giovana Nikolli ka reaguar sërish pas vdekjes së 29-vjeçarit, Enea Thomaraj, i cili humbi jetën gati 3 muaj pas shpërthimit me tritol në derën banesën ku ajo jetonte me qira së bashku me të motrën, Alda Nikolli.

Ajo shprehet se nuk është fajtore për asgjë, ndërsa thotë se dhe vetë mund të kishte humbur jetën nëse do të kishte qenë në kuzhinë në momentin e shpërthimit.

“Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot.

Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, shprehet ajo në TikTok.Fqinji i saj, Enea Thomaraj ndodhej brenda banesës së tij, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut. Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua tek Trauma ku humbi jetën ditën e sotme (4 Tetor).

Vetë Giovana dhe motra e saj, Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit, nuk pësuan dëmtime pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.

Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.

 

E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.“Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën”, i drejtohej ajo, partneres së Nuredin Dumanit.

Mirjeta Hajdini është 22-vjeçarja nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin dhe u kap në banesën me të mesnatën e 29 Marsit 2022, pasi vrasësit me pagesë iu bë atentat në Elbasan dhe mbeti i plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

​Murati: 150 milionë euro në vit trasfer buxhetor për gratë jep qeveria jonë

Story i radhës

Eva Longoria magjeps me një fustan të argjendtë, në “Global Gift Gala” në Paris

Të fundit nga