(FOTO+VIDEO) Një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë perëndimore, raportohet për disa të lënduar

November 23, 2022
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km (130 milje) në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lëkundjet ishin mjaft të forta për t’u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara.

Të paktën 35 persona u lënduan, thonë zyrtarët.

Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që hidheshin nga ballkonet.

Ndërkohë raportohet se një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.

Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se 32 ishin plagosur në Duzce, një në Stamboll, një në Zonguldak në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje. /Telegrafi/

 

 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

14 gjëra që s’duhet t’i “merrni” me vete në punë

Story i radhës

Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët 28 Nëntorin mund ta festojnë vetëm pas orarit të punës!

Të fundit nga

ShkoLartë