Kendall Jenner në disa foto të fundit të postuara në “Instagram” gati sa nuk na i ka zbuluar të gjitha.
E mbështjellë me një varg dritash Krishtlindjesh ajo ka pozuar për fushatën e Jacquemus.
28 vjeçarja pozoi me shpinë nga kamera, ndërsa ka veshur një bluzë ngjyrë bezhë dhe asgjë tjetër.
Kendall Jenner
“Është koha më e mrekullueshme e vitit ”, shkroi një përdorues i Instagramit, ndërsa një tjetër shtoi, “Merri të gjitha paratë e mia”.
“Pushimet dimërore nuk kanë qenë kurrë kaq të nxehta, nuk mund të presim!!!” shkroi një komentues.