Një fotograf nga agjencia e lajmeve AFP është përfshirë me forcat ruse në qytetin ukrainas të Mariupol, të cilin Moska pretendon se është afër kapjes pas një rrethimi njëjavor, shkruan CNN, transmeton Bota sot.
Udhëtimi u organizua nga ushtria ruse. Fotot tregojnë trupat ruse të armatosura mirë që patrullojnë nëpër qytetin e rrënuar, si dhe ndërveprojnë me vendasit dhe shpërndajnë ushqime.
Luftimet janë ndezur në dhe rreth Mariupol që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit. Kryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se rreth 21 mijë civilë janë vrarë, ndërsa 100 mijë të tjerë janë ende në pritje të evakuimit.
“Qyteti është nën rrethim total. Granatimet dhe bombardimet nuk ndalojnë kurrë”, tha sot ndër të tjera deputeti ukrainas Dymtro Gurin për programin “Today” të BBC Radio 4 këtë mëngjes, duke përshkruar situatën në qytetin juglindor Mariupol, transmeton Bota sot.
Ushtarët rusë duke folur me një grua në qendër të qytetit të Mariupolit
Banorët e Mariupolit duke ecur pranë një ushtari rus
Forcat ruse kanë shënjestruar Mariupolin me zjarr intensiv artilerie dhe raketash, si dhe me sulme ajrore