Fotoja e Saimir Tahirit me “Eskobarin e Ballkanit” në qeli duke ngrëne, reagon Drejtoria e Burgjeve: Ja si qëndron e vërteta

August 4, 2023
min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një reagim në lidhje me një foto të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku shfaqet Saimir Tahiri, Klement Balili dhe Safet Bajri duke ngrënë drekë ne qeli.

Në sqarimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhet se fotoja është bërë në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’ dhe në këtë burg ushqimi shërbehet në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ka një mensë kolektive.

Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, Drejtoria e Burgjeve sqaron se “është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese”.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “fotografia ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi”.

Sqarim i opinionit publik!

Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’.

Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.

Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.

Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.

Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi.

Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues.

Drejtoria e Burgjeve ju falenderon për ndjeshmërinë dhe është e hapur për adresimin e saktë të çdo shqetësimi me ndjeshmëri të lartë publike.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Me respekt,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ronela Hajati me performancë dhe dukje provokuese për fansat e saj në Sarandë

Story i radhës

Tërshani (RrGK): Arbër Sejdiu duhet të dënohet si Dardan Krivaqa – me burgim të përjetshëm

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë