Pandofle ngjyrë kafe, tute të bardha, çorape dhe një grumbull rrobash tekstilesh, këpucë dhe rroba, dëshmojnë për jetët që ishin aty! Jetët e disa mijëra kundërshtarëve të regjimit të Asadit të cilët u burgosën, u torturuan dhe u vranë në burgun sirian Sednaya – të quajtur “shtëpia e kasapit”.
Disa njerëz në mediat sociale krahasojnë imazhet me grumbujt e këpucëve në kampin e përqendrimit në Aushvic të Polonisë në vitin 1945.
Skenat nga Sednaya janë të tmerrshme, sepse nuk ishte thjesht një burg, por një qendër torture, një kamp përqendrimi. Një tmerr i vërtetë, një mal me kufoma. Dhomat ishin të mbushura me rroba dhe këpucë dhe skelete të shkatërruara pjesërisht nga acidi, shkruan Lister në X….)
“Nëse ndonjëherë ndodh një tranzicion politik në Siri, ne duam që Sednaya të kthehet në një muze, si Aushvici”, thotë Serriya për Al Jazeera.
Këto janë zbulime shumë të tmerrshme të bëra në burg.
Sipas Amnesty International, rreth 13,000 njerëz janë ekzekutuar në burgun Sednaya nën regjimin e Asadit. Gjetjet në qelitë e nëndheshme të burgut Gjetur!
Një grup kërkimor nga universitetet e Harvardit, Bostonit dhe Berkeley-t përcaktoi që në vitin 2022 se regjimi i Asadit ka përdorur disa metoda torture gjatë disa viteve.
“Unë e hapa derën e morgut me duart e mia dhe u rrënetha nga një pamje e tmerrshme.
Rreth 40 kufoma u grumbulluan njëra mbi tjetrën mbanin shenja torturash mizore”, thotë ushtari kryengritës, Mohammed Al-Hajj për agjencinë e lajmeveAFP.
-Disa prej trupave që janë gjetur në burg janë zhvendosur në spitalet e Damaskut në mënyrë që të afërmit, familjet dhe miqtë të përpiqen të gjejnë të dashurit e tyre.
Disa prej trupave duket se kanë vdekur prej kohësh, ndërsa të tjerët para një kohë më të shkurtër me shumë plagë dhe gjurmë torturash në për trup. Shumë sirianë pasi që kanë lexuar nëpër mediat sociale, shpresojnë që të mësojnë për të dashurit e tyre të burgosur dhe personat e zhdukur nga miku i ngushtë i Putinit! Përktheu; H.R
Burimi: botasot.info