FOTO/ Vrasja në Kosovë, autori dhe viktima kolegë punë, motivi që çoi në tragjedi

September 20, 2023
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Malishevë, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.

Mediet kosovare bëjnë me dije se autori, Isuf Zogaj dhe viktima Avni Basha ishin kolegë pune në një kompani private.

Dyshohet se Zogaj ka ekzekutuar Bashën brenda makinës  në udhëkryqin në Banjë të Malishevës dhe më pas u vetëdorëzua na polici.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

“Të dy kanë qenë kolegë, kanë punuar me mjete të rënda. I dyshuari është në ndalim për 48 orë”, ka thënë Batusha.

Më tej, ai ka thënë se shkaktarët e kësaj vrasjeje lidhen me punën që bënin.

“Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje që lidhet me punën”, ka përfunduar ai./Albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhunë ndaj grave, arrestohen tre persona në Tiranë

Story i radhës

​“S’ka rikthim të COVID-it”, Vishaj: Situata epidemiologjike është e qetë

Të fundit nga

ShkoLartë