FOTO / Ky është Dukagjin Gashi, mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë në Prishtinë

1 minut lexim

Personi që shihni në foto është i riu Dukagjin Gashi, i cili mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë në lagjen Dragodan.

Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati, kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Universiteti i Harvardit prezanton zyrtarisht një lëndë dedikuar këngëtares Taylor Swift

Story i radhës

Mbi 1800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Të fundit nga