Foto e vitit 2018, nga ky brez vetëm një lojtare është pjesë Istogut

May 3, 2025
1 minut lexim

Klubi i hendbollit Istogut për herë të aprë shijoj trofeu e Kupës së Kosovës në vitin 2018 kur e mposhti në finale me rezultat 20:19 Kastriotin e Ferizajt.

Ky sukses i vitit 2028 i hapi rrugë tjera Istogut me kryetrajner Faruk Shalën, të fitojnë titullin dhe të marrin pjesa disa herë në garat evropiane.

Është skuadra më e mirë në Kosovës dhe e renditur në vend të 70-të në ranglistën e klubeve evropiane.  

“Kjo është fotografia e vitit 2018, kur KHF Istogu e fitoi për herë të parë Kupën e Kosovës – një sukses historik për klubin dhe për qytetin në tërësi. 

Në përbërje të asaj skuadre ishin disa nga hendbollistet më të mira të asaj kohe në Kosovë dhe të kombëtares së Kosovës.

Që nga ai triumf i parë, Istogu ka vazhduar të shkruajë histori duke fituar edhe pesë Kupa të tjera në vitet: 2019, 2021, 2022, 2023 dhe së fundi në vitin 2025. Prej atij ekipi të parë që ngriti trofeun, e vetmja lojtare ende pjesë e skuadrës është Suzana Ujkiq. 

Sezoni 2017/2018 ishte i pari për të në Kosovë, dhe pas një eksperience në Francë, ajo u rikthye në Istog për të fituar sërish kupen e Kosovës.

Shumë nga ato lojtare ndërtuan karrierë në ligat evropiane, duke u bërë ambasadore të denja të hendbollit kosovar jashtë vendit.
Vitet kalojnë, por krenaria dhe madhështia e KHF Istogut vazhdojnë të rriten”,
shkruan në faqen e saj KHF Istogu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave: Sot e çdo ditë, respekt dhe mirënjohje pafund për gazetarët

Story i radhës

Albanese edhe për një mandat në krye të Australisë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë