Së pari ia tregoi incizimet nga telefoni e më pas e solli edhe foshnjën tre muajshe që t’i tregojë gjurmët për të cilat thotë se janë nga dhuna fizike e shkaktuar nga një motër medicinale. Në këtë mënyrë gjyshi i foshnjës së hospitalizuar në Pediatri e njoftoi ministrin Arben Taravari për rastin.
Pararakisht për këtë incident, gjyshi i foshnjës informoi përmes PortalX.
Mbrëmë vonë, Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me drejtorin e Pediatrisë e vizituan. Taravari thotë se të gjithë pacientët janë të rëndësishëm, por fëmijët janë edhe më të rëndësishëm. Shton se do të formohet Komision i cili plotësisht do ta hetojë rastin dhe do të bisedojë edhe me palën tjetër, përkatësisht kuadrin mjekësor të cilët kanë qenë përgjegjës që të kujdesen për fosnjën tre muajshe. Nëse konfirmohet çfarëdollojë përgjegjësie, do të ndërmerren masa.
Gjyshi i foshnjës 3 muajshe së bashku me gazetarin Furkan Saliu, i cili e publikoi storjen, rastin e kanë denoncuar në staionin policor BEKO. TV21 gjatë ditës së sotme dërgoi pyetje deri te MPB-ja nëse është shqyrtuar denoncimi dhe se a kanë filluar të veprojnë për të njëjtin. Nuk morëm përgjigje deri në këtë edicion të lajmeve.
Burimi: tv21