Një foshnje u shpëtua nga barku i nënës së daj palestineze të vrarë nga një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku 19 njerëz vdiqën. Foshnja, me peshë 1.4 kg dhe e lindur në një prerje urgjente cezariane, ka gjendje shëndetësore të qëndrueshme dhe po përmirësohej gradualisht.
Nëna e saj, Sabreen Al-Sakani, kishte qenë 30 javë shtatzënë. Vajza u vendos në një inkubator në një spital në Rafah së bashku me një foshnjë tjetër, me fjalët “Fëmija e dëshmores Sabreen Al-Sakani” të shkruara në shirit në kraharorin e saj.
“Vajza e vogël e Sakanit, Malak, e cila u vra në sulm, kishte dashur ta quante motrën e saj Rouh, që do të thotë shpirt në arabisht”– tha xhaxhai i saj Rami Al-Sheikh.
Mjeku tha se foshnja do të qëndronte në spital për tre deri në katër javë.
“Pas kësaj do të shohim largimin e saj, dhe ku do të shkojë ky fëmijë, te familja, te tezja apo xhaxhai apo gjyshërit. Këtu është tragjedia më e madhe. Edhe nëse kjo fëmijë shpëton, ajo ka lindur jetim”, tha ai.