1
Shkup, 1 janar – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se foshnja e parë në Tetovë është djalë, ndërsa edhe i ka dhuruar 40 mijë denarë.
“Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve”.
“Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija!. Falënderojmë stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre të vazhdueshme ndërsa Yllit i urojmë shëndet e jetë të gjatë!”, ka njoftuar Kasami.
BURIMI: zhurnal.mk