Foshnja e pajetë u fut mes çarçafëve në lavatriçe, pezullohen 7 punonjës të spitalit të Pejës

December 21, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e rënë u raportua se kishte ndodhur në spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë ishte futut me carcafë brenda në lavatriçe.

Për këtë ngjarje janë pezulluar nga puna shtatë punonjës të këtij spitali.

Spitali i Pejës njoftoi se hetimi për rastin nuk është duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e foshnjës së vdekur, dhe çdo gjë që ka ndodhur deri në dorëzim e foshnjës së vdekur tek familjarët.

Njoftimi i plotë:

Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatëzën e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhoj ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njëren anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.

Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj./albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush janë punonjësit që u suspenduan në Spitalin e Pejës lidhur me rastin e foshnjës së vdekur

Story i radhës

Biden: Amerika ju mirëpret zoti President

Të fundit nga

ShkoLartë