forumi i 7 te i strategjise se be se per rajonin adriatik dhe jonit eusair organizuar nga presidenca 6284c8283c1c6

Forumi i 7-të i Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jonit (EUSAIR) organizuar nga Presidenca

May 18, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të panelit për eksplorimin e sinergjive për Interreg IPA dhe IPA – IPA programe, Ministri z. Elbert Krasniqi ka folur për sukseset e Kosovës në programet ndërkufitare, rëndësinë e zgjerimit të këtyre programeve, me theks të veçantë tek përfshirja e të rinjëve të Kosovës me qëllim të rritjes së mobilitetit dhe shkëmbimit të përvojave me të rinjët tjerë të rajonit. Programet e tilla lejojnë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë njejtë sikur qytetarët e vendeve tjera të rajonit.

Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e kritereve të BE-së, sidomos në implementimin Agjendës së Gjelbërt dhe Digjitalizimit.

Në fund të fjalës së tij, Ministri z. Krasniqi ka nënvizuar se mobiliteti kërkon infrastrukturë të mirë dhe konektivitet. Kosova është gati të marr përsipër implementimin e të gjitha obligimeve nga ky proces dhe meriton të jetë pjesë e të gjitha programeve.

Vetëm kur të gjitha vendet e rajonit do të jenë të barabarta dhe Kosova të jetë e përfshirë plotësisht në programet e BE-së, rajoni do të zhvillohet.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

apeli i gjkko le ne burg ish ministrin lefter koka 6284c82304c04
Story i mëparshëm

Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin Lefter Koka

kovacevski brnabiq bashkepunimi i forte rajonal eshte baza per zhvillim te pershpejtuar ekonomik 6284c88bf3694
Story i radhës

Kovaçevski-Brnabiq: Bashkëpunimi i fortë rajonal është baza për zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Të fundit nga

ShkoLartë