Situata në Brazil nuk është aspak e mirë pas zgjedhjeve të fundit, ku dhuna në rrugë është e pranishme në të gjithë shtetin amerikano-latin dhe protestat janë të shumta. Mjaft nga rrugët kombëtare janë bllokuar, përfshi edhe ato që lidhin aeroportin e San Paolo me pistën e “Interlagos”, ku zhvillohet gara e radhës në Formula 1.
Mediat ndërkombëtare u shprehën se gara e radhës e botërorit, e planifikuar pas 10 ditësh në Brazil, mund të anullohet, si pasojë e situatës së krijuar. Gjithsesi, drejtuesit e Formula 1 kanë siguruar se gara do të zhvillohe normalisht më 13 nëntor.
“Fundjava e garës së ardhshme në Brazil do të jetë e qetë dhe gjithçka do të zhvillohet normalisht”, tha Stefano Domenikali, presidenti i Formula 1.
Duket se kreu i Formula 1 ka marrë garanci për zhvillimin normal të garës. Gjithsesi, dy ditë më parë, mjaft kamionë ishin bllokuar rrugës për në pistën e “Interlagos”.