Prezantim në dy kohë për Mercedes-AMG Petronas F1.
Skuderia gjermane që pas pak më shumë se 2 muajsh do të zbresë në pistë në Melbourne George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli, të enjten e 22 janarit do të publikojë online në kanalet e saj zyrtare imazhet e para të makinës W17 E performance.
Do të jetë një vështrim i parë i makinës së re që do të paraprijë me 4 ditë testet e para sezonale që do të mbahen në Barcelonë në 26-30 janar, gjatë të cilave të gjitha skuadrat e regjistruara në Botërorin e Formula 1 të këtij viti do të shfrytëzojnë këto ditë pune në pistë.
Ndërsa të hënën e 2 shkurtit do të bëhet prezantimi i vërtetë i ‘Shigjetave të Argjendta’, edhe kjo në formë digjitale, në një event ku do të marrin pjesë Toto Wolff dhe dy pilotët zyrtarë të skuadrës, George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli, një makinë që do të jetë përshtatur me të gjitha ndryshimet teknike nga anëtarët e skuadrës gjermane që selinë e ka në Brackley.
Burimi: botasot.info


