Formula 1 ka zyrtarizuar kalendarin e ri

Botërori i Formula 1 ka zyrtarizuar kalendarin e ri.

Zyrtarët e FIA-s kanë aprovuar disa ndryshime të rëndësishme.

Vitin që vjen veturat do ta kenë më të lehtë spostimin drejt Azisë pasi janë afruar si data Çmimi i Madh i Australisë me atë të Japonisë dhe Kinës. Çmimi i Madh i Kinës rikthehet kështu në hartën e Formulës 1 ku për herë të fundit ishte pjesë e destinacioneve në 2019-ën.

Botërori i 2024-ës nis më 2 mars në Bahrein, ku për arsye se koinçidon me muajin e Ramazanit gara do të zhvillohet të shtunën. E njëjta gjë vlen edhe për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Një tjetër ndryshim prek edhe Çmimin e Madh të Suzukës, i cili nuk do të mbahet më në vjeshtë, por kësaj radhe do të garohet në prill.

Botërori i 2024-ës do të mbyllet më 8 dhjetor në Abu Dhabi. Sa i përket Botërorit aktual gara e radhës do të mbahet në Silverstone të Britanisë së Madhe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mentor Nazarko: Marrëdhënia nuk është aq e keqe mes Kosovës e Shqipërisë

Story i radhës

LIVE nga Tearca, raportohen shumë dëme të mëdha (VIDEO)

Të fundit nga