7
Shkup, 6 maj – Në mënyrë simbolike në festën e madhe për romët – Ditën e Shën Gjergjit sot u themelua Grupi parlamentar ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirjes dhe integrimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky Grup do të përfshijë anëtarë nga të gjitha partitë politike në Kuvend, ndërsa deputeti Igor Zdravkovski është zgjedhur kryetar i Grupit, deputetët Amar Mecinoviq dhe Arbana Pasholli do të jenë zëvendësit e tij.
Edhe pse nuk ka romë në përbërjen aktuale parlamentare, ky Grup do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët e kësaj përkatësie.
Zdravkovski informoi për numrat statistikorë në lidhje me arsimin, papunësinë dhe përfshirjen institucionale të romëve, të cilat janë tronditëse. Kjo është arsyeja pse nevojiten përpjekje shtesë për të përmirësuar situatën e komunitetit rom në vend.
Në konstituimin e Grupit në këtë mandat mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili e përshëndeti atë dhe tregoi interes për t’u angazhuar në mënyrë aktive në përmirësimin e të drejtave të romëve. Le të jetë kjo seancë thirrje për ndërgjegjen tonë për të zgjidhur në mënyrë sistematike problemet e romëve, tha Gashi. E gjithë kjo në drejtim të respektimit të Kushtetutës, e cila i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, dhe deputetët, si më të thirrur, duhet të bëjnë përpjekje maksimale që askush në vend të mos ndihet i diskriminuar.
BURIMI: zhurnal.mk