​Formohet grupi i miqësisë me Maqedoninë e Veriut

1 minut lexim

​Formohet grupi i miqësisë me Maqedoninë e Veriut.

Sot u bë konstituimi i grupit të miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Kuvnedit, grupi do të jetë në përbërje të deputetëve Ganimete Musliu, kryetare e grupit, Avni Dehari, nënkryetar, si dhe Drita Millaku, Salih Zyba, Mërgim Lushtaku, Vlora Dumoshi, Shemsedin Dreshaj dhe Duda Balje, anëtarë.

“Qëllimi i grupit do të jetë zhvillimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe homologëve nga Maqedonia e Veriut, me fokus forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kuvendi miraton në parim projektligjin për Buxhetin 2023 dhe Paketën Fiskale

Story i radhës

​Tri shenja të Zodiakut do të takojnë dashurinë këtë dimër

Të fundit nga