Formohen grupe pune për skandalin në “Zhan Mitrev”! 560 të trajtuar me hemofiltrim, secila dosje do të analizohet veçmas

min lexim

Nga Klinika “Zhan Mitrev” janë marrë dosjet e trajtimit me hemofiltrim të pacientëve me COVID-19 dhe janë formuar grupe pune që do ta analizojnë secilin rast veç e veç, pohon Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke shtuar se dosjet janë voluminoze dhe do të duhet kohë për t’u analizuar.

“Bëhet fjalë për 560 pacientë që janë trajtuar me hemofiltrim, tek Kovid-pacientë. Sa kohë do të na duhet për analizë të atyre dosjeve, që janë voluminoze, më duhet ta pranoj sepse kemi pacientëve që kanë qëndruar atje edhe nga një muaj. I gjithë ky tretman duhet të analizohet nga ekspertë, mjekë, që gjithë jetën e punojnë këtë. Janë grupe të formuara nga katër klinika”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

“Do të analizojnë secilin rast veçmas dhe duhet të shkruajnë raport për secilin rast veçmas. 560 lëndë, të jemi real do të na marrin mjaftueshëm kohë që ne publikut në fund t’i japim raport final, të saktë se çka ka ndodhur në “Zhan Mitrev”. Në periudhën në vijim, unë jam i gatshëm të jem 24/7 në komunikim me gazetarët, por përfundime, dhënie të kahjeve, se në cilin drejtim shkon, do të thotë, do të ishte mirë të më kurseni për informacione të tilla sepse nuk mund të iu jap, respektivisht çdo lloj informacioni para kohe mund të keqpërdoret”, theksoi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Skandali i publikuar nga IRL, dokumentari me titullin “Gjaku i papastër” ka shqetësuar qytetarët por edhe autoritetet shëndetësore për mënyrën se si ka punuar Klinika private “Zhan Mitrev”, sidomos për trajtimin e pacientëve me koronavirus përmes metodës së hemofiltrimit, pra pastrimin e gjakut./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

AKEP: 77% e familjeve tashmë kanë akses në internet

Story i radhës

15 të vdekur nga përmbytjet në Kentaki

Të fundit nga