formimi i qeverise se re tahiri thote se ka qene edhe me heret situata e tille e kur posti i kryeministrit i ka takuar partise opozitare 67dd33c53db40

Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

March 21, 2025
1 minut lexim

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatet. E, derisa certifikimi ende nuk ka ndodhur, partitë politike dhe njohësit e këtyre çështjeve kanë filluar diskutimet rreth formimit të Qeverisë së re.

Nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para, me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës me 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.37%.

Sipas këtyre rezultateve, partia LVV do të ketë nevojë për një koalicion, në mënyrë që të formojë qeverinë e re.

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një reagim në Facebook ka shkruar se bllokada për krijimin e Qeverisë duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës.

Ajo ka përmendur një rast kur situata ka qenë e ngjashme, kur posti i kryeministrit i ka kaluar partisë opozitare, ndërsa partia fituese ka marrë postin e presidentit.

“Kjo bllokadë  krijimit qeverisë së re duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës dhe popullit – njëherë kemi pasur një situatë të tillë, me atë rast zgjidhja ishte: posti i Kryeministrit i takoi partisë opozitare që ishte fituese në mesin e opozitarëve, ndërsa partisë fituese iu dha posti i presidentit me garancë të votohej një vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon një vit pas. Të gjithë partitë politike duhet të mendojnë për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, ajo ka pohuar se “Populli foli me votë, në mënyrë demokratike, andaj të respektohet vullneti i tij, të respektohet interesi i shtetit dhe kombit”.

Sipas Tahirit, askush nuk do një qeveri që bëhet peng i listës së Vuçiqit.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, procesi u vlerësua si demokratik dhe pa incidente.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

do shiste nje arme zjarri dhe municion luftarak arrestohet 20 vjecari ne shkoder 67dd2a651f31e
Story i mëparshëm

Do shiste një armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

policia i shqipton mbi 2 mije tiketa 67 aksidente per 24 ore 67dd3bbc7c22d
Story i radhës

Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa, 67 aksidente për 24-orë

Të fundit nga

Ndizet “klasikja” Argjentinë – Brazil

Natën mes së martës dhe të mërkurës, në orën 01:00, Argjentina dhe Brazili do të sfidojnë njëra-tjetrën në kuadër të Eliminatoreve të Kupës së Botës 2026. Ndeshja në fjalë nuk është asnjëherë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë