Gjatë ditës së sotme u zhvilluan ndeshjet e javës së 34-t dhe të fundit për sezonin 2021/22 në Bundesligë.
Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar formacionin më të mirë për këtë sezon.
11-shja më e mirë u zgjodh nga tifozët, klubet dhe ekspertët, të cilët kanë votuar.
Ky formacion dominohet nga kampioni gjerman, Bayern Munich.
Portier: Manuel Neuer (Bayern Munich).
Mbrojtësit: Alphonso Davies (Bayern Munich), Evan Ndicka (Eintracht Frankfurt), Nico Schlotterbeck (Freiburg), David Raum (Hoffenheim).
Mesfushorët: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen).
Sulmuesit: Erling Haaland (Borussia Dortmund), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Christopher Nkunku (RB Leipzig).