Formacioni i Prishtinës

Prishtina do të pres Ferizajn në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat bardhekaltër janë duke kaluar nëpër një moment të keq dhe synojnë t’i japin fund rezultateve negative.

Prishtina nuk di për fitore në tre duelet e fundit ku ka marrë vetëm një pikë, në anën tjetër Ferizaj nuk ka fituar që katër xhiro duke humbur dy duele e duke barazuar në dy të tjerë.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret për të ruajtur vendin e katërt në kampionat, në anën tjetër ferizajasit kërkojnë të befasojnë në kryeqytet për t’i ikur pozitës së fundit në tabelë.

Prishtina: Nika, Belica, Pllana, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Hoti, Santos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkon në 28 numri i të vdekurve pas një shpërthimi në një minierë në Turqi

Story i radhës

A besojnë fëmijët gjithçka që u thuhet? Studimi tregon përgjigjen befasuese

Të fundit nga