Me fillim nga ora 20:00 në tempullin Fadil Vokrri, llapjanët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë në Ligën e Konferencës.
Fituesit e Kupës së Kosovës, kampanjën në garat ndërkombëtare nuk i filluan aspak mirë, duke u mposhtur në Podgoricë me rezultat 2-0, shkruan Gazeta Olle.
Me ndihmën e publikut në Prishtinë, Llapi do të kërkon avancimin në raundin e dytë duke eliminuar Buducnostin.
Në këtë ndeshje, me skuadrën nuk do të jetë i gatshëm qendërmbrojtësi Neto, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e parë.