Teuta luan në shtëpi ndaj Skënderbeut dhe të dyja skuadrat do të synojnë që të marrin maksimumin nga ky takim.
Teuta e Longos duhet të lërë pas turpërimin në Laç dhe vetëm një fitore e ndihmon ndaj Skënderbeut, e nga ana tjetër, korçarët duhet të reagojnë pas humbjes në “Selman Stërmasi”.
Sa i përket formacioneve, Longo ka rikthyer titullar Demirçanin ndërkohë që janë ulur në stol Iljazi dhe Gjinollari. Gvozdenoviç, ka ulur në stol Shaqen dhe Rashicën.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani
TRAJNER. Diego Longo
SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj
TRAJNER. Ivan Gvozdenoviç
GJYQTAR: Kreshnik Cjapi.