Formacionet zyrtare të takimit Dinamo-Egnatia

Sot do të luhet takimi midis Dinamos dhe Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Abissnet Superiore.

Vendasit vijnë nga një periudhë me plot ulje-ngritje, por për momentin ndodhen në pozicionin e duhur, në vendin e katërt të renditjes, pozicion që të kualifikon në “Final 4”. Pikërisht këtë vend dëshirojnë të ruajnë përsëri dinamovitët edhe pse do ta kenë shumë të vështirë, përvecc faktit që sot do të kenë përballë kryesuesit e kampionatit, por edhe për arsyen se diferenca me skuadrat e tjera është shumë e ngushtë dhe secila kërkon që t’ua marrin vendin.

Rrogozhinasit vijnë nga një humbje shokuese kundër Teutës javën e kaluar dhe tentojnë të bëjnë kthesën. Pozicioni i tyre në krye të tabelës ka qenë nën rrezik, pasi Vllaznia dhe Partizani janë me nga 2 dhe 3 pikë secila. Gabimet nuk do të tolerohen më për të besuarit e Edlir Tetovës, që duhet të tentojnë të bëjnë maksimumin sot kundër Dinamos.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO : Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Gudiabi, Qefalija, Zabërgja, Denison, Vila, Mija| Trajner: Dritan Mehmeti

Egnatia : Sherri Frangaj, Dylis, Xhemajli, Ndreca Zejnullai, Aleksi, Fernando, Malota, Montenegro, Ibrahimoglu | Trajner: Edlir Tetova.

Story i mëparshëm

“Gjysma e tyre kanë bluzën e grisur”, Graciano bëri deklaratën bombë për Romeon, reagon Donald Veshaj: Kanë maçin në bark…

Story i radhës

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

Të fundit nga