Manchester City dhe Chelsea përballen në Wembley për të diskutuar një biletë për në finalen e FA Cup.
Pas eliminimit nga Champions League, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund trofeut të dytë për nga rëndësia në Anglia.
Sa i takon formacionit, spanjolli luan pa Haaland që i janë rikthyer problemet fizike, ndërsa rikthehen nga minuta e parë portieri Ortega, Ake, Stones dhe Julian alvarez.
Në kampin tjetër, trajneri Mauricio Pochetino i dhuron një fanellë titullari Maduekes, që së bashku me Palmer do të jetë në mbështetjet të sulmuesit Jackson.