Dy herë me radhë dikush po ja vjedh delet nga kopeja. Enver Musliu nga Forina e Gostivarit thotë se hera e parë ka ndodhur një natë para festës se Kurban Bajramit, ndërsa hera e dytë të enjten në mbrëmje. Ai thotë se i mungojnë 16 dele dhe se dëmi i shkaktuar është rreth 4 mijë euro.
“Vjedhja e parë ka ndodhë Natën e Arifes, pas orës dy-tre. E shohë nuk janë, i nxora edhe tjerat jashtë nuk janë. 00.56 Vjedhje dytë ka ndodh të enjten në mbrëmje. Të premten i lëshova dhentë dhe kërkoja dashin e larmë nuk është. E thirra djalin ta kërkojmë, kërko nuk është dashi, pas asaj fillove t’i numëroj dhe pashë se 9 copë nuk janë”, tha Enver Musliu, blegtor.
Musliu rastin e ka denoncuar në polici dhe është lutur që ta rastin ta marrin seriozisht.
“4 deri më 5 mijë euro më kanë bërë dëm. Unë kam 60 vjet dhe kjo është hera e parë që më ndodh, kemi humb nga një por kjo është hera e parë kaq shumë që humbin. Të mundohesh gjithë ditën dhe natën të vijë dikush të t’i marre ajo është absurde. Policisë i lutëm ta gjejnë sa më parë, jo ata ta denojnë, por unë ta dënojë. Nuk i ka bërë shtetit dëm, se më i bë shtetit dëm për 24 sekonda e e gjejnë”, tha ai.
Musliu thotë se në fshat nuk ndodhin ka vjedhje andaj edhe nuk mban qen. Ai shton se me këtë bagëti ruan familjen, ndërsa e ruajtjen e dhenve e ka traditë brez pas brezi.
Burimi: tv21