Ford ka “shtyrë” përsëri kufijtë e performancës me Mustang GTD-në e tij.
Kjo pasi që, siç raportojnë mediat e huaja, ka vendosur një rekord të ri xhirosh në Nürburgring Nordschleife të Gjermanisë.
Më 9 prill 2025, piloti profesionist Dirk Müller pilotoi Mustang GTD me 815 kuaj fuqi rreth qarkut 12.9 milje në një kohë të jashtëzakonshme prej 6 minutash e 52.072 sekondash.
Me këtë, ai thuhet se ka bërë një “shkurtim” prej 5.5 sekondash nga rekordi i tij i mëparshëm më i mirë në gusht 2024.
Ky arritje çimenton statusin e Mustang GTD si “makina më e shpejtë amerikane që ka xhiruar Nürburgring-un”, duke tejkaluar rekordin e saj të mëparshëm prej 6:57.685.
Tani ajo renditet midis elitës, duke tejkaluar modele të njohura si Porsche 918 Spyder dhe Ferrari 296 GTB.
Burimi: botasot.info