Forcon kockat dhe mbron imunitetin, si të përgatisni recetën e vjetër

November 3, 2022
1 minut lexim

Lazanja apo byrek me hithra njihen tashmë në manualet e kuzhinës tonë. Por jo vetëm kaq.

Falë përmbajtjes së pasur të hithrave me kalcium, mangan, magnez, Vitaminë K, ajo rekomandohet në formën e çajit për forcimin e kockave, thonjve, okëve dhe dhëmbëve.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me hithra të freskëta

Një filxhan çaji me spinaq

Një banane

2 gota me lëng molle

Gjysmë avokado

Çerek filxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Përgatitja:

Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta.

Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi. Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart. Përziejini deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Wesley Clark, Walker e Kouchner pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Speciale (Foto)

Story i radhës

Rekomandohet mbyllja e Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë!

Të fundit nga

ShkoLartë