​Forcimi i kufirit me Rusinë, Lituania kërkon mbështetjen financiare nga BE-ja

min lexim

Lituania i kërkoi sot Bashkimit Evropian mbështetje financiare për të forcuar mbrojtjen kufitare të vendit baltik me Rusinë.

Ministrja e Brendshme Agne Bilotaite i ka dërguar një letër zyrtare komisionares së BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, duke theksuar nevojën urgjente për modernizimin dhe përditësimin e sistemeve të mbikëqyrjes kufitare, njofton Ministria e Brendshme e Lituanisë.

“Sot, forcimi i sigurisë së kufirit 275 kilometra të gjatë të Lituanisë me Rusinë është prioriteti ynë. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së mbikëqyrjes kufitare duhet të përmirësohet për të siguruar që ne jemi të informuar siç duhet për situatën në kufi dhe mund të sigurojmë sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Kostoja e këtij modernizimi vlerësohet 16 milionë euro, ndërsa financimi i kërkuar është 13.7 milionë euro, tha ministria.

Në tetor 2023, Lituania mori një grant prej 9.3 milionë eurosh nga BE, i cili i mundësoi shtetit baltik të përmirësojë sistemet e mbikëqyrjes kufitare përgjatë gjithë kufirit me Bjellorusinë.

Në letrën e saj, Bilotaite theksoi më tej kontributin e Komisionit Evropian për të luftuar fluksin e migrantëve të parregullt, të supozuar “të orkestruar nga regjimi bjellorus”, i cili filloi në vitin 2021, sipas transmetuesit kombëtar LRT.

Deri më tani, Komisioni Evropian i ka ofruar Lituanisë rreth 100 milionë euro mbështetje për forcimin e kufirit me Bjellorusinë mes sulmeve të supozuara hibride ruse kundër vendit, tha LRT. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Nga Dinamo në Superligën hungareze, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Story i radhës

Detaje nga rasti i vrasjes së 26- vjeçarit në Prizren

Të fundit nga