Dhjetë dhoma torture janë zbuluar në zonat pranë rajonit të Kharkiv në verilindje të Ukrainës.
Të rimarrë së fundmi nga forcat ukrainase, njoftoi sot shefi i policisë kombëtare Igor Klimenko.
“Deri më sot, unë mund të flas për të paktën dhjetë dhoma torturash të zbuluara në zonat e rajonit të Kharkiv”, duke përfshirë dy në qytetin e vogël Balakliya, tha ai, sipas agjencisë Interfax-Ukraine.
Ndërkohë, në Ukrainën lindore, një bombë shpërtheu në zyrat e tyre sot duke vrarë prokurorin e përgjithshëm të Republikës Popullore të vetëshpallur të Lugansk (LPR) të mbështetur nga Moska dhe zëvendësin e tij, thanë zyrtarët lokalë dhe shërbimet e urgjencës.