Sulmet me artileri nga ana e forcave ruse goditën gjatë natës qytetin-port të Mikolaivit që ndodhet në pjesën jugore të Ukrainës. Si pasojë u dëmtua një poliklinikë si dhe objekte banimi bëri të ditur të dielën kryebashkiaku i qytetit Oleksandr Senkevych. Ai nuk specifikoi nëse sulmi shkaktoi viktima.
Mikolaivi dhe rajoni përreth tij janë goditur çdo ditë gjatë javëve të tëra lufte që nisi më 24 shkurt.
Guvernatori Vitaliy Kim tha se të shtunën një fëmijë u vra dhe pesë persona u plagosën nga sulmet me raketa në rajon.
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, si pasojë e bombardimeve ruse të shtunën vonë në mbrëmje një kompleks restorantesh u përfshi nga flakët. Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën tha guvernatori Oleh Synyehubov./VOA