forcat ruse jane shkaterruar gjenerali britanik po vrasin edhe civile putin mund ta humbase luften ne ukraine 6225c1b50a081

“Forcat ruse janë shkatërruar”/ Gjenerali britanik: Po vrasin edhe civilë, Putin mund ta humbasë luftën në Ukrainë!

March 7, 2022
1 minut lexim

Komandanti i lartë Ushtarak i mbretërisë së bashkuar, admiral Sir Tony Radakin, ka deklaruar se forcat ushtarake të Vladimir Putin mund të humbasin luftën në Ukrainë.

Ai është shprehur se trupat ruse janë të shkatërruar tashmë dhe të paorganizuar mirë dhe për pasojë sulmet apo  synimi për të pushtuar Ukrainën nuk po shkon sipas planifikimeve.

Ndërsa ende nuk dihet se si mund të përfundojë konflikti, por kjo deklaratë e tij vjen pasi forcat ruse po sulmojnë edhe qytetarët të cilët po mundohet t’i largohen luftës.

Fillimisht kur lufta nisi mendohej se ishte e pashmangshme që tanket ruse të futeshin në Kiev, por me rezistencën ukrainase tashmë duket se synimi për të pushtuar Ukrainën mund të vihet në dyshi.

Ish-kreu i Marinës Mbretërore Sir Toni i cili u emërua she fi Shtabit të Mbrojtjes në fund të vitit të kaluar, bëri me dije se të paktën tetë avionë rusë u rrëzuan në 24 orë.

Gjithashtu një tjetër shembull i turpshëm për Rusinë është edhe fakti se një kolonë prej qindra automjetesh të blinduara ruse dhe rreth 15,000 trupa janë ndalur. Kolona ishte përcaktuar për të rrethua Kievin dhe për të goditur ukrainasit që të nënshtroheshin.

Por ky operacion sipas burimeve të Mbretërisë së bashkuar duhet të kishte përfunduar rreth një muaj më parë.

“Unë mendoj se po shohim një rezistencë të jashtëzakonshme nga Ukraina, forcat e armatosura dhe njerëzit  e saj , po ashtu po shohim unitetin e të gjithë botës duke ushtruar presion mbi Rusinë. Rusia është izoluar është 10 herë më pak e fuqishme sa ishte më parë. Rusia nuk ka operuar në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ndër të tjera ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet 50 vjecari nga saranda po transportonte 6 emigrante te paligjshem ne tirane 6225bfddf0f0b
Story i mëparshëm

Arrestohet 50-vjeçari nga Saranda, po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në Tiranë

ps drejt fitores ne 5 bashki berisha udheheq ne shkoder 6225c40851427
Story i radhës

PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër

Të fundit nga

ShkoLartë