Forcat ruse godasin Kievin

February 26, 2022
min lexim

Shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin ukrainas herët të premten, në ditën e dytë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë.

New York Times raportoi se kishte “vërtetuar” video të shpërthimeve që “duket se tregonte të paktën dy raketa tokë-ajër që u hodhën pranë Kievit përpara shpërthimit”.

Sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, jo shumë larg kufirit polak, ku janë zhvendosur përkohësisht shumë ambasada të huaja.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të enjten në mbrëmje se trupat ruse, duke hyrë nga Bjellorusia, kishin përparuar deri në 32 kilometra larg Kievit.

Në Ukrainën veriore, trupat ruse morën kontrollin e centralit të Çernobilit të enjten. “Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, tha presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy.

Çernobili është vendi i shpërthimit më të keq të centralit bërthamor në botë. Çernobili dhe zona përreth tij kanë mbetur të pabanueshme që nga fatkeqësia e vitit 1986.

Protestuesit kundër luftës u hodhën në demonstrata në të gjithë Rusinë, duke përfshirë Moskën dhe Shën Peterburgun, të enjten. Zyrtarët thonë se të paktën 1,700 njerëz u arrestuan.

Presidenti amerikan Joe Biden, njoftoi të enjten një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës, duke akuzuar udhëheqësin rus Vladimir Putin se “e zgjodhi këtë luftë” dhe se vendi i tij do të bartë pasojat e veprimeve të tij.

Aleatët e NATO-s, përfshirë Britaninë dhe Bashkimin Evropian vendosën sanksione të reja të enjten po ashtu.

Sulmi rus mbi Ukrainën është sprova më e madhe e sigurisë së Evropës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim televiziv nga Kremlini para agimit të së enjtes, presidenti e quajti atë një “operacion ushtarak të posaçëm” që synon “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës, dikur një republikë sovjetike, por një vend i pavarur që nga viti 1991.

Ndërsa nata po binte në Evropë, ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko tha se 57 ukrainas janë vrarë dhe 169 janë plagosur.

Sipas zyrtarëve amerikanë, gjatë sulmit rus, ende në fazën fillestare, u shënjestruan pozicionet e mbrojtjes ukrainase me më shumë se 160 raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi dhe sulme ajrore nga avionët.

Nga Kievi, gazetari i Zërit të Amerikës, Jamie Dettmer, raportoi se një aeroport ushtarak në perëndim të kryeqytetit u godit herët të enjten nga helikopterët sulmues. Ai citoi një zyrtar të lartë të ketë thënë se “forcat ushtarake ruse depërtuan në Ukrainë në rajonin e Kievit në pikën e kontrollit Vilcha”, e cila është në kufi me Bjellorusinë, një aleat rus, ku Putini ka grumbulluar trupa në javët e fundit, duke thënë se ata po kryenin stërvitje ushtarake.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edi Rama i shqetësuar për Zelenskin: Mos e dhëntë Zoti mund të vritet

Story i radhës

Horoskopi ditor, 26 shkurt 2022

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë